Zgjerimi i Bashkimit Europian, prioritet për Presidencën hungareze

Prej ditës së nesërme (1 Janar 2011) Hungaria do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian, të cilën do e drejtojë për një periudhë 6 mujore. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, gjatë një takimi të zhvilluar së fundmi në Budapest me zyrtarë të Bashkimit Europian, e ka cilësuar zgjerimin e Bashkimit Europian si prioritet kryesor për presidencën hungareze. “Hyrja në BE i motivon vendet, siç e kishte motivuar edhe Hungarinë, që t’i rregullojnë punët e tyre. Ne dëshirojmë ta kthejmë stimulimin për zgjerimin e BE-së. Zgjerimi do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve të brendshme të vendeve të reja, pasi ata që zgjerohen besojnë në perspektivën e tyre. Ajo që realisht i duhet BE-së është të besojë fuqishëm në perspektivën e vet”, tha Kryeministri Orban. Në këtë kuadër zyrtarë hungarezë shprehen se do të dëshironin bisedime më të afërta për pranim të Kroacisë, gjatë periudhës gjashtëmujore të presidencës hungareze. Po ashtu, ata shprehën dëshirën ta kthejnë çështjen e popullatës rome në Evropë në debat të përgjithshëm evropian, e jo vetëm si problem unik në Evropën Qendrore. Duke prezantuar sfidat e presidencës hungareze, sekretari për çështjet europiane, Eniko Gyori tha se sfida do jetë arritja e një marrëveshje për qeverisjen ekonomike. Një tjetër temë është zgjerimi për të cilën ai tha se do punojmë fort për të anëtarësuar Kroacinë. Në perceptimin hungarez theksohet që zgjerimi i zonës “Schengen” nuk duhet të lidhet me problemin e komunitetit rom dhe Hungaria synon që Bullgaria dhe Rumania të realizojnë standardet teknike për të bërë anëtare të hapësirës së lirë “Schengen”. Para 50 vjetësh, Hungaria pati luftuar kundër pushtimit të përgjakshëm nga armata sovjetike. Para 20 vjetësh, Hungaria e ka shpejtuar rënien e Murit të Berlinit, duke u siguruar refugjatëve të Gjermanisë Lindore kalim të lirë në Gjermaninë Perëndimore. Në ditën e Vitit të Ri, 2011, Hungaria e shënon një arritje tjetër në transformimin e saj nga një satelit komunist në republikë demokratike, pasi e merr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, për të parën herë prej se u bë anëtare në vitin 2004. Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy ka tërhequr vërejtjen se presidenca e Hungarisë mund të jetë e vështirë, por, sipas tij, kjo paraqet edhe mundësi për afirmimin e kontributit hungarez në kulturën evropiane, siç janë kompozitori Franz List, Vena Tokai dhe Kubi i Rubikut. “Presidencës rotative shpeshherë i referohemi si sfidë,  ajo edhe është sfidë. Por, unë këtë e shoh disi ndryshe. Mendoj se është primare si mundësi për ta paraqitur Hungarinë te Bashkimi Evropian, për të dëshmuar gatishmërinë tonë për t’u marrë me çështje të përbashkëta në interesin e përbashkët dhe për ta shtuar atmosferën speciale, për të cilën hungarezët gjithnjë kanë qenë shumë të njohur”, është shprehur ai.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC